Policia ka zbardhur ngjarjen e 28 gushtit në Ostren të Bulqizës, ku një 16-vjeçar përplasi për vdekje me motor një grua të moshuar.
Mësohet se pas aksidentit, 16-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u ndalua nga policia për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nwn hetim është edhe djali i viktimës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallëzuar.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy infermierë pranë Qendrës Shëndetësore Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.



