Sherr masiv në Palasë, grushte e shkelma në një lokal nate
Rendi dhe qetësia vijon të jetë problematike në lokalet e natës në bregdet.
Policia ka reaguar pas sherrit masiv në lokalin Sin në Palasë mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ndodhi gjatë koncertit të këngëtarit grek Argjiros, ndërsa shfaqja ndryshe nga sa lejohet ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
3 ditë më vonë policia njofton se janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës pas sherrit që sipas policisë nisi për motive të dobëta.
Shihni pamjet: