Dr. Shabani: Pse votojnë politikanë që janë kapur duke vjedhur apo duke vrarë

spot_img
Advertisements

nga Endri Shabani

Çfarë të mbjellësh do të korrësh!

Në vitin 2021 media britanike nisi një reality show të quajtur “Ferma e Clarksonit”, ku personazhi mediatik Jeremy Clarkson tregon sakrificat, sfidat dhe mundësitë e bujqësisë në kohën e sotme.

Në këto tre vite numri i të rinjve britanik që kanë aplikuar për të studiuar agronomi në universitet është rritur me 20%.

Ndërkohë në Shqipëri spektaklet mediatike vazhdojnë të promovojnë modele grash që rrahin njëra tjetrën për flokësh, apo burra që dalin me tufa lekësh në Ferrari, dhe i këndojnë trafikut të kokainës.

Nga ana tjetër votojmë politikanë që janë kapur duke vjedhur apo janë parë duke vrarë.

Për pasojë në Shqipëri ka rënë numri i studentëve me 13%, por kemi 3.4% më shumë kriminelë, pjesa më e madhe të rinj.

Specifikisht janë rritur dënimet për krimet e dhunshme me 9%, trafikun e drogës me 5.5% dhe vjedhjet me 2%.

Me këto modele, nuk është çudi pse është rritur kriminaliteti apo pse nuk e kanë mëndjen të rinjtë të punojnë tokën.

Një shprehje e urtë thotë se “çfarë të mbjellësh do të korrësh”.

Prandaj prindërit që duan të korrin një shoqëri më të shëndetshme për fëmijët e tyre duhet të ndalojnë së mbështeturi modelet e horrave që pasurohen përmes krimit dhe vjedhjes.

spot_img

Latest articles

Related articles