Redaksia mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në “Astir”, ku një 34-vjeçar mbeti i i vdekur me thikë.
Redaksia mëson se i viktima A. Hoxhallari dyshohet se i ka ngacmuar të dashurën autorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi Darmian Keli 25 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


