Nga Albina Murataj
Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se institucionet shqiptare kanë reaguar në panik për anijen me mbetje toksike.
Lita: Institucionet kanë reaguar në panik sepse ministria e Mjedisit ka thënë një gjë, doganat shqiptare kanë thënë një gjë tjetër.
Minsitria ka thënë që eksportin e këtyre mbetjeve të rrezikshme toksike e ka bërë kompania ‘’Kurum’’ përmes një ndërmjetësi që quhet kompania ‘’Sokolaj’’ e cila i ka transferuar nga ana e saj në Kroaci dhe nga Kroacia drejt Tajlandës.
Ndërsa çuditërisht për të hedhur një pistë fallco doganat shqiptare kanë folur për një tjetër dërgesë drejt Kinës të muajit prill po me mbetje të rrezikshme por kësaj radhe nga një kompani kosovare e cila eksportonte këto produkte.
Nuk kuptohet ky moskoordinim i dy institucioneve, pra reagimi ka qenë në panik sepse vetë institucionet nuk e kanë pasur të qartë se çfarë po ndodhte në portin e Durrësit dhe cilat ishin kompanitë e përfshira.
Kjo tregon edhe një herë tjetër se institucionet shqiptare janë shumë të dobëta, nuk kanë mekanizma kontrolli.


