Rikthehet importi i plehrave| Shabani: Megaskemë e mafias bashkë me inceneratorët

spot_img
Advertisements

Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi draftin që është hedhur për konsultim publik “Për menaxhimin e integruar te mbetjeve” që zëvendëson ligjin e vitit 2011. Duke iu referuar projekt-ligjit për mbetjet, Shabani thekson që kemi të bëjmë me gjasë me një megaskemë të mafias, që lidhet edhe me aferën e inceneratorëve. Shabani tha se populli do rezistojë sërish nëse Rama do tentojë, duke theksuar se kjo nismë ka kosto të mëdha në shëndetin e qytetarëve, turizëm, bujqësi. Ai shtoi se një vend si Shqipëria ku kontrabandohet naftë, s’ka asnjë kapacitet për të kontrolluar mbetjet që hyjnë në territor.

“Sa mbetje të rrezikshme kanë hyrë pa ligj s’e dimë, ajo që dimë është që ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash. Është një fenomen tipik mafioz, që ndodh ku ka zyrtarë të korruptuar që s’duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve. Këtë ka dashur të bëjë Nano, Berisha, edhe Rama. Fatkeqësia e Shqipërisë është që në krye ka pasur drejtues që s’kanë minimumin e patriotizmit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e këtij vendi. Duke e kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash që më pas krijon edhe një zinxhir më të gjerë. Ne kemi qenë të parët që e kemi çuar në SPAK aferën e inceneratorëve. E cila unë s’besoj se ka qenë e shkëputur nga projektligji për aferën e plehrave. Ka qenë një megaskemë e mafias e cila me shumë gjasë, mund të ketë kontribuar në fitoren e PS në 2013, e cila u operua me një projekt për ndërtimin e disa inceneratorëve, që ishin jashtëzakonisht të mëdhenj për kapacitetet e Shqipërisë për të pasur aq shumë mbetje, dhe krejt pa pritur doli një pr.ligj që do sillnin mbetje nga Italia dhe vende të tjera. Nuk kaloi ligji por inceneratorët mbetën.

Thelbi është që ky popull vërtet mund të mos reagojë për shumë gjëra, por sistematikisht e ka refuzuar që nga 2004 që ky territor të kthehet në një kosh plehrash. Kushdo qeveri që do tentojë ta fusë nga penxherja ka dështuar dhe do dështojë. Nëse Rama do tentojë prapë, ne do rezistojmë sërish. Plehrat vijnë si plehra dalin si lëndë e parë. Edhe nga pikëpamja e taksimit, përfitimit ekonomik është shumë e vogël. E dyta pse do jetë ky modeli i zhvillimit?! Ky s’duhet të jetë modeli i zhvillimit. Këtu duhet të ulet numri i papunësisë, por ky s’duhet të jetë një sektor punësimi. Është një shtet i vogël për të kontrolluar mbetjet që vijnë. Mund të kontaminojë ujin, tokën, produktet ushqimore. Shkatërron bujqësinë, turizmin, dhe vë në rrezik jetën e njerëzve që do sëmuren, do shkojnë në spitale, kjo është kosto. Edhe sikur të kishte argumente ekonomike, nuk besoj se ne duhet të vendosim në planë të parë ekonominë, para jetës së qytetarëve. Kostoja në shëndetësi s’ka çmim që mund ta justifikojë, por edhe nga pikëpamja ekonomike s’e justifikon. Ka një arsye pse duan të vijnë në vende të vjetra, sepse nuk zbatojnë legjislacionin europian, etj etj.

Rama ka thënë në Parlament që ka vetëm një arsye pse mafia i drejtohet vendeve si Shqipëria, për të sjellë mbetjet. E ka thënë në Parlamentin e Shqipërisë. E vetmja që përfiton është mafia. Italia është një vend i BE, OECD, G7 dhe herë pas here atje prokuroria kap raste kur mbetjet çohen nga Milano në Napoli. Kur kjo ndodh në Itali, s’ka burrë nëne që të më bindë që s’do ndodhë në Shqipëri. Këta duan të shtrojnë autostradën ligjore që të vijnë mbetjet. Që ta gjesh ti që aty ka mbetje të rrezikshme, bërthamore, duhet të kesh një shtet jashtëzakonisht të zhvilluar, me një Doganë jashtëzakonisht të përgjegjshme, të pakorruptuar. Ty sot të fute naftë kontrabandë, hyjnë e dalin emigrantë, futet dhe del drogë. Ka shumë shtete që kanë qenë koloni që janë thyer në kosha plehrash të vendeve të zhvilluara. Kjo s’ka për t’u lejuar që të ndodhë në Shqipëri. Ka shumë gjëra që në ligj shkruhen ndryshe, në praktikë ndodhin ndryshe”

spot_img

Latest articles

Related articles