Ulliri: Protestat të garantuara në Kushtetutë, na gënjyen prej muajsh për hyrje-daljen në aksin Thumanë-Kashar

spot_img
Advertisements


Në protestë pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike për zonën e Krujës dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike, në mbështetje të banorëve.

Deputetja e PD për rrethin e Krujës, Andia Ulliri tha se protestat janë të garantuara në Kushtetutë.

‘Protestat janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë. Prej muajsh na gënjyen për hyrje-daljen. Pse s’është bërë projekti. Kemi dorëzuar një shkresë institucioneve që të japin një përgjigje, është paligjshmëri kjo që keni bërë, na detyruat të izolohemi. Kërkojmë hyrje-dalje në aksin, na intereson drejtësia dhe një rrugëzgjidhje’, theksoi ligjvënësja demokrate.

Protesta ka nisur sërish me përplasje mes Policisë dhe banorëve të zonës, të cilët u kanë kërkuar institucioneve që t’i përmbahen projektit fillestar që kishte parashikuar hyrje-dalje në autostradë, po që siç duket për interesa klinteliste është hequr

spot_img

Latest articles

Related articles