Një person është vrarë në një dasmë në fshatin Bibaj në Ferizaj të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Qazim Reka.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha zëdhënësi.



