Sherr mes kunatave, njëra përfundon në polici

Sarandë – Një grua është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. E arrestuara, sipas policisë, ishte kthyer në Sarandë nga Greqia.

“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen M. P., banuese në Greqi, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj”, njofton policia.

Latest articles

Related articles