Policia e Prokuroria në Pogradec bashkëpunëtorë me Krimninelët

spot_img
Advertisements

nga Enton Abilekaj

Vrasja e Pogradecit është shembulli më i qartë i ndarjes sociale që ka prodhuar organizata e Rilindjes. Një ndarje atipike edhe për klikat më fashiste. Ata e ndajnë shoqërinë në një grusht të pasurish dhe shumicë absolute të varfërish, shkatërrojnë shtresën e mesme, e polarizojnë ekonomikisht, por kujdesen që përjashtimi social të mos duket, që qytetari të ndjejë prezencën e shtetit, mbrojtjen e pushtetit në të drejtat elementare si e drejta e jetës.

Në Shqipërinë e Rilindjes, shoqëria është ndarë në një grusht të fortësh dhe një shumicë absolute të pambrojturish përballë dhunës së tyre. Shteti, as formalisht as realisht, nuk mbron dot askënd kur përballet me ta. Të pambrojturve nuk u garantohet as e drejta e jetës.

Kur shkon në polici për të denoncuar, ata lajmërojnë të fortin, kur policia konstaton vrasjen e të riut në lokalin e vet, nuk e raporton dhe, pasi mediat e raportojnë, policia e deklaron aksidentale.

Kur detyrohet të arrestojë autorët për të shpëtuar fytyrën dhe shmangur zemërimin e të pambrojturve, e çon në gjykatë si vrasje nga pakujdesia, jo si vrasje me paramendim. Sepse polici dhe prokurori e dinë që kriminelët nuk donin ta vrisnin por ta paralajmëronin, sepse polici dhe prokurori janë në rastin më të mirë bashkëpunëtorë të kriminelëve dhe në një rast normal të standardit rilindas, shërbëtorë të tyre.

Prandaj familjarët e shkretë, që humbin njeriun e afërt pa asnjë shkak, kanë frikë se bashkëpunëtorët e kriminelëve që kanë kapur shtetin, do i shpëtojnë edhe këtë herë autorët nga Drejtësia. Sepse nuk është hera e parë që ndodh në shoqërinë e ndarë sipas Rilindjes, në të fortë dhe të pambrojtur, kur të fortët shpesh quhen biznesmenë, ndërsa viktimat e pambrojtura thjesht të pafat.

Latest articles

Related articles