Qindra milion euro të narkotrafikut shkatërrojnë kursin Këmbimit! Euro poshtë lekut

Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve. Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta me bankat tregtare për të mos lejuar një zhvlerësim të euros përtej këtij caku, edhe barriera e 100 lekëve është thyer ditën e sotme.

Si është e vërteta ?

Nga jashtë dhe brenda vendi, në Shqipëri qarkulluan vitin e shkuar rreth 666 milionë euro të përftuara nga aktivitete të paligjshme më 2023.

Një raport i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar tregon se kjo shumë është sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gati 480 milionë euro hynë nga vende si Britania e Madhe apo Dubai, ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend.

Latest articles

Related articles