Trajneri i xhudos Kuka pas medaljes së dytë të Shqipërisë në Olimpiadë: Shekulli i popullit shqiptar

Trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur pasi Shqipëria arriti ta fitojë medaljen e dytë olimpike, në Lojërat “Paris 2024”, në sportin e mundjes.

Kuka tha se ky është “shekulli i popullit shqiptar”.

“Gëzuar e urime”, tha ai.

Kosova në tri paraqitje e saj në olimpiada është treguar tejet e suksesshme duke arritur të fitojë tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, pra gjithsejt pesë.

Shqipëria deri ditën e djeshme s’e kishte asnjë medalje.

Kjo statistike negative mori fund kur Chermen Valiev, e fitoi të bronztën.

Derisa sot, Islam Dudaev, triumfoi në garën për të bronztën deri në 65 kilogramë.

Latest articles

Related articles