Denigronte e shantazhonte vajzat shqiptare në Instagram dhe TikTok, autori ishte në burg

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese franceze, kanë dokumentuar 62 raste të përndjekjeve dhe krimeve kibernetike online, që janë kryer nga një 34-vjeçar shqiptar, që vuante dënimin me burg në Francë.

Shtetasi Fabian Dodaj, ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të vajzave të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.

Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

spot_img

Latest articles

Related articles