Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike Adriana Kalaja po bën ndërtim pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e saj në zonën e Kodrës së Diellit.
Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit dhe më pas u ushtrua një kontroll në objekt nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.
Pas ushtrimit të kontrollit Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.
Gjithashtu edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje.
Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar Adriana Kalajës gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.