Lapaj kërkesë Ndërkombëtarëve të hetojnë paratë që i kanë dhënë Qeverisë Rama

nga Adriatik Lapaj

Për ndërkombëtarët!

1.2 miliard eurot për rindërtimin i keni kontrolluar a kanë shkuar në destinacion?
Po bëhen 5 vite nga tërmeti dhe ende procesi ndërtimit nuk ka përfunduar ndërkohë që lekët janë dhënë.

Po bëhen 2 vite nga marrja e banesave nga një pjesë e madhe e banorëve në Lezhë, Laç, Durrës dhe hipotekat nuk po u jepen banorëve.

Përse nuk pajisen me çertifikata pronësie ato familje që kanë marrë fizikisht banesat? E dini që po i mbajnë bllokuar për t’i ndarë në fushatë?

A e dini se bonuset e qirave nuk po u jepen qindra familjeve në Durrës?

P.s në ditët në vazhdim do të informohen me shkresë zyrtare të gjithë donatorët dhe shtetet e tyre përkatëse.

Latest articles

Related articles