Partia Demokratike ka humbur rrugën e kontaktit me elektoratin, ka humbur rrugën me të vërtetën, ka humbur rrugën për t’u lidhur me strukturat e organizimit të partisë dhe rezulton se ka katandisur në disa fshatra të zonës së lumit të Vlorës me shumë pak vota.
Deputeti Bujar Leskaj po mendon për vendin e sigurtë në listë; Ina Zhupa po mendon për vendin e sigurtë; Ben Qirjako mendon vendin e sigurtë.
Askush nuk mendon të bëjë vota dhe të thotë ndonjë gjë që u bën sens demokratëve. Nuk merren votat në Lumin e Vlorës ose në Breg duke sharë Altin Dumanin, SPAK apo duke i përmendur Ramës pronat e familjes Koleka se njerëzit e kanë të qartë në Vlorë për pronat e familjes Berisha dhe njerëzve të tyre në Radhimë, Tragjas e gjetkë.
Mos i bëni njerëzit budallenj.



