Kardiokirurgu me famë botërore Dr. Edvin Prifti përmes një komunikimi publik ka ngritur disa shqetësime e pyetje publike:
Deri kur do të vazhdojmë të jemi të fundit në Evropë? Bosnja ka kryer transplantin e parë të zemrës nga prof. Granov. Në Shqipëri mund ta kishim kryer dhjetë vjet më parë, pasi kishim çdo element teknik dhe teknologjik. E kemi kërkuar me ngulm ministritë përkatëse, por akoma sot nuk kemi ligjet e duhura, pasi politika nuk ka gjetur kohën e përshtatshme për këtë. A është kuptueshme apo jo?
E trishtueshme! Te paditurit dhe të pamendtë! Shqipëria është vendi ku paaftësia triumfon dhe ku aftësia e vetme e të paafteve është të vrasin të aftit! Tani mbetet vetëm krenaria boshe e të paafteve “patriot”!
Gjithsesi, urime dhe suksese kolegut dhe mikut tim, prof. Granov, për këtë arritje për vendin e tij dhe për rajonin!