Pasi kishin në dorë ta detyronin Ramën të pranonte çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor përfshi këtu dhe koalicionet parazgjedhore pasi nëse pozita e drejtuar nga Rama nuk adresonte 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese në çdo rast zgjedhjet do të dilnin antikushtetuese e vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike, sot ankohen se Rama i ka vjedhur në Himarë.
I dhanë Ramës çfarë deshi Rama në këmbim të listave të mbyllura që 1 grusht prej këtyre të siguronin vendet e veta në Parlament dhe tani ankohen për Ramën.
Kam një lajm për këta të listave të mbyllura:
Sapo ligji të hyjë në fuqi do ta godasim në Gjykatë Kushtetuese.
Me ju Rama i’a lë qeverinë asaj vajzës së Kongresit, por pa merak se do ikni dhe ju bashkë me Ramën.