Gafa e deputetëve të PD për zgjedhjet në Himarë, nuk mbajnë mend çfarë ligjesh kanë votuar

spot_img
Advertisements

Deputetët e PD prej mëngjesit të sotëm të pretendojnë se qeveria socialiste ka pajisur me karta identiteti qindra banorë të Himarës, vetëm që ata të votojnë për Vangjel Tavon. Kurse ata qytetarë që janë identifikuar si votues të opozitës, nuk u rinovohen kartat.

Deputeti Luçiano Boçi ka publikuar dy karta identiteti të dy zonjave që sipas tij votojnë në Himarë, dhe thotë se Edi Rama i ka bërë ato me karta identiteti deri në 2074 për t’i pasur votuese të Partisë Socialiste.

Ndryshe nga çfarë raporton konkretisht Luçiano Boçi, këto karta identiteti janë plotësisht të sakta.

Si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë kohës që ndryshimet ligjore kanë kaluar në parlament, Luçiano Boçi duhet ta dinte që të gjithë ata shtetas në Republikën e Shqipërisë të cilët mbushin 75 vjeç, kur të aplikojnë për kartë identiteti, do të kenë kartën e re me afat vlefshmërie 50 vjet.

Ndryshimet ligjore të dakordësuara në vitin 2021, sipas të cilave shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç dhe që do të rinovojnë kartën e tyre të identitetit apo që do të aplikojnë për një kartë të re identiteti do të pajisen me një kartë identiteti që do të ketë një afat vlefshmërie prej 50 vjetësh.

spot_img

Latest articles

Related articles