Aktori Mehdi Malaj shtrohet në QSUT, probleme me zemrën

spot_img
Advertisements

Aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe pasditen e djeshme, datë 2 Korrik, është shtruar në QSUT

Fatmirësisht, gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mantelbardhëve të QSUT-së.

Mehdi Malkaj ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë dhe mjekët janë angazhuar maksimalisht për një ndër aktorët më të mirë që ka njohur kinematografia shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, Mehdiu nuk e ka ndalur humorin.

Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role. Aktualisht, punon në Teatrin Kombëtar.

Newsbomb.al i uron shërim të shpejt aktorit të dashur dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes e miqve!

spot_img

Latest articles

Related articles