Abi Malltezi e ka paditur në Gjykatë, por Çim Peka bën sikur s’di gjë: Hajde puno me ne

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala prej pak ditësh është tashmë një gazetare “e lirë” pasi ka vendosur të largohet nga televizioni News 24, ku punoi për një kohë të gjatë.

Ndërkohë gazetari Çim Peka, i ka bërë ftesë të hapur, publikisht që Lala t’i bashkohet Syrit Televizion, duke u shprehur se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që dëshiron dhe pa ndërhyrjen e pronarëve. Ndoshta Çim Peka ‘harron” se Abi Malltezi është në gjyq me Klodiana Lalën pikërisht për dosjen Partizani. Ose bën sikur harron ose bën si i pavarur me pronën e tjetrit.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: Klod Lala, gazetare më e njohur e kronikës në këtë vend, tashmë gazetare e lirë. Publikisht e ke ofertën për të ardh këtu…

Klodiana Lala: Do ta shqyrtoj, ua thashë, e them dhe publikisht… Do ta shqyrtoj.

Çim Peka: Nëse s’do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë.

Klodiana Lala: E vlerësoj, e vlerësoj ftesën edhe do ta shqyrtoj!

Çim Peka: Ky është vendi, e ke ftesën e hapur.

Latest articles

Related articles