8 vjet mes fëmijëve me aftësi ndryshe, historia e logopedes


Klerona Koli ka zgjedhur që të ushtrojë profesionin e vështirë, por edhe aq të bukur e human, atë të logopedes. Ajo shprehet se ka zgjedhur këtë profesion të cilin e ushtron prej gati 8 vitesh për shkak të veçantisë që ka pasi ai u jep guxim e motivim atyre që kanë humbur shpresën se mund të flasin rrjedhshëm e pa bllokada.

Klerona duke na treguar procesin e një dite pune për të, shprehet se logopedia është një profesion mjaft i vështirë, por edhe pse i tillë atë nuk e ka bërë kurrë që të dorëzohet.

Është një profesion shumë i bukur, i lodhshëm, por që merr shumë kënaqësi kur merr në fund kur një fëmijë arrit të bëjë diçka të vogël, por që për mua është e madhe”, tregon ajo.

Logopedja e Qendrës Terapeutike të Zhvillimit të Fëmijës në Gjirokastër, ku aktualisht trajtohen 65 fëmijë tregon për Televizionin Shqiptar edhe disa këshilla për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Një këshillë që mund t’i jap prindërve që gjatë verës t’i përfshijnë fëmijët në veprimtari të përditshme sikurse në gatim, në lojëra të ndryshme sepse loja është një pjesë shumë e rëndësishme në zhvillimin e fëmijës.

Logopedët luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, puna jonë është ndër më të veçantat pohon Klerona e cila bën thirrje që sa më shumë të rinj t‘i drejtohen këtij profesioni human.

Latest articles

Related articles