Sekuestrohet 7 tonë kafe kontrabandë në Tiranë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim


Gjatë një operacioni policor në Tiranë është sekuestruar një sasi prej 7 tonë kafe, të dyshuara të kontrabanduara.

Në pranga ka rënë Flori Kapllani, banues në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare

Latest articles

Related articles