Përplasen katër makina, plagoset një mjeke

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Sarandë ku për pasojë janë përplasur katër mjete.

Ngjarja është regjistruar në Qafë Gjashtë.

Sipas burimeve një grua, mjeke nga Kruja, që ndodhej në njërën prej mjeteve është shoqëruar në urgjencën e Sarandës, sipas bluzave të bardha shoqërimi i saj në spital është bërë më tepër për vetë kushtet e gruas ndërsa nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po hetojnë për të përcaktuar shkakun ndërsa mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale

Latest articles

Related articles