‘O korçare o hiç fare’ – 2 nuse rrahin vjehrrën e prindërit në Korçë

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Korçë policia lokale ka rregjistruar katër raste dhune.

Në dy raste një 33 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij ashtu siç ka bërë të njëjtën edhe një 38 vjeçar edhe ky banues në qytetin e Korçës, pasi policia ka dyshime se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Nga ana tjeter një 25 vjeçare, banuese në fshatin Mborje të Korçës,dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Dhe rasti i katërt gjatë 24 orëve të fundit ka të beje me një 53 vjeçare banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua tjetër dy vite me e rritur.

Vetëm pak ditë më parë në fshatin Stropcke të Pogradecit një 83 vjeçar ka plagosur rëndë me armë gjahu të birin 47 vjeçar pas dhunës sistematike që ushtronte ndaj babait

Latest articles

Related articles