Ktheu lokalin në Bllok në kazino, lirohet djali i Ymer Lalës dhe 6 të tjerë

11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”, dolën këtë të premte përpara Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokurori i çështjes kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës së lehtë “detyrim paraqitje” për të gjithë grupin, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati ne kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi

Latest articles

Related articles