“E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një” – Bebe Rexha shqip në Prishtinë

Mbrëmjen e djeshme, skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, duke ofruar një performancë të zjarrtë për bashkëkombësit e saj.

“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara.

“E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”,ka thënë ajo në skenën ku shoqërohet nga katër valltare.

Latest articles

Related articles