VIDEO | Egnatia fiton në Islandë, tani më pranë kualifikimit!


– Pas eliminimit që në raundin e parë eliminator të Champions League, kampionët e Shqipërisë të Egnatias kaluan në raundin e dytë eliminator të Ligës së Conferencave ku u përballën në ndeshjen e parë me Vikingurin e Islandës.

Në ndeshjen e parë në transfertë rrogozhinasit arritën të fitojnë me shifrat 1-0 duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Pas sulmeve të njëpasnjëshme në fillimin e ndeshjes, në minutën e 31-të Joel shfrytëzon një pasiguri të portierit vendas për të zhbllokuar rezultatin i cili mbeti me shifrat 1-0 në 45 minutat e para.

Në të dytën loja u bë më e ekuilibruar pasi vendasit shtuan presionin në portën e skuadrës shqiptare por pa mundur të ndryshojnë asgjë, ashtu si edhe sulmet e skuadrës së Tetovës nuk sollën tjetër gol, por gjithësesi një fitore mjaft e rëndësishme në këtë ndeshje të parë që i jep shumë shpresë kalimi për më tej Egnatias e cila ndeshjen e dytë e luan në Shqipëri pas një jave në “Loro Borici.

Latest articles

Related articles