Gazetari shqiptar takon Mohamed Hazizin – Njeriu bibliotekë në Rabat

Nga Rezar Xhaxhiu


Mohamed Hazizin e takova nje pasdite qershori ne Medina,ne zemer te Rabatit. Ju prezantova si gazetar,cka duket se e priti pa ndonje eufori. Dhe ndoshta jo rastesisht.Atje u kujtova se Mohamed Hazizi eshte librashitesi me i fotografuar dhe me i intervistuar ne te gjithe boten.Prej 50 vitesh ai qendron ne te njeten kioske te tejmbushur me libra te vjeter e te perdorura.”Biblioteka” e tij ka nje siperfaqe prej 1.50mX1.50m brenda se ciles ne menyren me te crregullt gjendet nje “fond” prej mijra librash te vjeter, te perdorura e te vena pa rregull njera mbi tjetren.Azizi me rrefen se ka patur nje jete te veshtire,se nuk mundi te mbaronte te mesmen pasi tekstet per te ishin te shtrenjta dhe te largeta.”Kur u bera 15 vjec,ne 1963 fillova te shes libra.” I kujtohet se gjithcka e nisi me nje qilim te vjeter, dhurate e gjyshes se tij te cilin e vendosi nen nje peme dhe mbi te vuri 9 librat e pare. Me pas dekade pas dekade duke mbledhur libra te perdorur neper shtepite e Marokeneve ne Rabat e qytete te tjera dhe…..”ja ku jam ne kete librari qe e terheq nga pas dhe me terheq po ashtu”
.E pyes se si eshte nje dite e tij e zakonshme.”Shpenzoj diku tek 8 deri ne 10 ore ne dite duke lexuar dhe ndalem vetem per te ngrene dhe per tu lutur”.Me thote se ka lexuar rreth 4 mije libra ne gjuhe te ndryshme. Mesoj se Hazizi lexon dhe flet arabishten standarte,frengjisht,spanjisht si dhe eshte duke mesuar gjermanisht dhe italisht.Dhe eshte 76 vjeç. E pyes se cili eshte libri qe po lexon se fundmi.”jam duke perfunduar Historia e Profetit nje variant i vjeter por me te dhena interesante”. Ndersa pyeytjes se cili ka qene libri i pare qe i ra ne dore me pergjigjet aty per aty…”Les miserables.i Viktor Hygose.Duhet te kem qene diku tek 8 vjec” shton me pas…Ke ndonje gje qe te bezdis ne profesionin tend e pyes i kuriozuar…”.Ja ju,gazetaret,fotoreporteret,turistet” me thote me shaka…..”ne fakt jane dy gjera qe me bezdisin dhe nuk po mesohem shton…”mungesa e faqeve neper librat qe mbledh si dhe femijet qe jane te detyruar te punojne dhe jo te mesojne,keto me bejne te ndihem keq”….E pyes se kur ka nder mend te stopohet nga ky profesion….”Nuk e kam menduar,ndoshta vdes ketu,mes librave.A ka me bukur te vdesesh mes drites” me thote duke hedhur veshtrimin brenda kioskes se tij atje ku librat duket se do te shemben nga casti ne cast.E pyes me pas se perse i le librat e tij te shperndara mbi trotuar dhe a nuk ka frike se mund tja vjedhin?…Hazizii me pergjigjet me buzegaz…”mendoj se ata nuk qe dine te lexojne nuk vjedhin libra,ndersa kush di te lexoj nuk besoj se eshte hajdut.Por tek e fundit edhe le ti vjedhin,marrja e nje libri nuk eshte krim”…Ne momentin qe mendova se kisha mbaruar Hazizii me pyet…Nga cili vend vjen?….Shqiperia i them,ke degjuar per te?…Vendi qe eshte ne kufi me Kosoven pyet…ja pohoj kete gje…duket se nuk ka shume informacion per Shqiperine…Dhe ketu ndahemi.

Latest articles

Related articles