Ashtu siç kishte paralajmëruar, grupimi i Lulzim Bashës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.
Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit.



