‘Do punësojmë 25 mijë të rinj në teknologji me pagë 2 mijë euro’ – Premtimi i Bashës

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka vijuar dhe ditën e sotme shpërndarjen e një tjetër pjesë të programit lidhur me rininë. Basha në programin e tij parashikon përgatitjen e 25 mijë të rinjve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, ku sipas tij Shqipëria do të jetë pjesë e valës së ekonomisë së re me një pagë prej 2000 euro.

Më tej kryetari i Demokratëve Euroatlitë ka folur për ndërtimin e 4 qëndrave të mëdha të trajnimit të si një investim madhor që sipas tij do të avancojë dhe më tej përparimin e dijes.

Nga ana tjetër Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si shkakun kryesor të largimit të të rinjve për ndjekjen e politikave të gabuara.

“Qeveria Rama e ka lënë në baltë rininë shqiptare. Me premtime të pambajtura, me dështimet e panumërta, me mungesën e mundësive, shkatërrimin e arsimit, ka prodhuar vetëm krah të lirë pune për tregjet e huaja, duke e lënë vendin pa rini dhe pa të ardhme.

Vendi kërkon një ndryshim rrënjësor, prandaj programi reformues i demokratëve euroatlantikë përashikon investime madhore për një model të ri zhvillimor, duke u dhënë mjetet e duhura të rinjve për të hyrë ne tregun e punës, si profesionistë të mirëpaguar, baza e një shtresë të mesme që garanton demokracinë shqiptare” – shkruan Basha në postimin e tij

Latest articles

Related articles