Masakër në Memaliaj. Të paktën 3 të vrarë në një atentat.
Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë.
Sipas Report Tv, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela.
Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi.
Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Shyqo Kalemi është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.
Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë
Burime për redaksi bëjnë me dije se një nga viktimat është daja i Adriatik Sadikaj.
Ata janë ekzekutuar me tritol në afërsi të TEG. Personat në fjalë janë në përplasje të forta me fisin e Edmond Papës.



