Nga Katerina Hysenllari
Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se:
“Reformat zgjedhore dështoi me mirëkuptim sepse Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk dëshirojnë një reformë zgjedhore në themel por duan arnime të nevojshme sipas dy vendimeve të gjykatës kushtetuese që ka hequr herësin dhe lejimin e votës së diasporës. Për votën e diasporës duket se janë dakortësuar për votën me Postën Shqiptare dhe me regjistrim të rezidentëve në diasporë që janë 12 mijë, 17 mijë mund të shkojnë 27 mijë, por gjithsesi nuk është një votim elektronik dhe një numërim elektronik të diasporës në qendrat më të mëdhaja europiane. Ne kemi parë që në Bashkinë e Elbasanit, të Kamzës apo njësinë nr.10 në Tiranë votimi dhe numërimi elektronik ka qenë i suksseshëm dhe e ka nxjerrë rezultatin e sigurtë sepse edhe nga verifikimet manuale të mëpasme të këtyre votimeve nuk kanë rezultuar shkelje në proces. PS duket se nuk do lejojë koalicionet parazgjedhore siç kërkon PD. Listat nuk do të jenë të hapura sepse deputetët e Kuvendit nuk e duan. Duan kryetarokracinë e Ramës e Berishës.



