Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Goxhaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

Organi hetues kërkoi sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpall i paligjshëm.

Latest articles

Related articles