SPAK nuk gjen dot biznesmenin e njohur për të komunikuar vendimin

Gazmend Haxhia biznesmen i njohur në Shqipëri, rezulton se është një nga shtatë personat që gjykata e posaçme ka vendosur masë sigurie.

Burime ekskluzive sqaruan se ndaj Haxhia është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi por ai sështë gjetur as në shtëpi e as në bizneset e tij.

Pas verifikimeve policia dhe spak kanë zbuluar se ai ka ikur jashtë shtetit disa ditë më parë. Ende nuk dihet nëse dikush e ka informuar apo një udhëtim rastësor që ka koresponduar edhe me masën e sigurisë.

Gazmend Haxhia është aksioner e administrator në disa biznese përfshi Konçesionarin e Opel njohur si Noshi dhe me 25 % aksioner në Universitetin Polis.

Ky hetim u ndoq nga Prokuroria e Posaçme Elida Kaçkini.

Latest articles

Related articles