Politika britanike u kthye në qendër – Dr. Altin Gjeta

Lideri laburist Keir Starmer e zhvendosi partinë nga e majta ekstreme në qendër nëpërmjet një lëvizje që shumë e quajtën ‘heshtje ideologjike’. Nuk iu dorëzua turmës marksiste as në parti as në rrethet akademike, duke treguar moderacion.

Por, nëse laburistët nuk adresojnë sfidat me të cilat përballet Britania, gjërat mund të shkojnë shumë keq shpejt. Partia Reformo Britaninë (Brexiters) ka fituar disa mandate për herë të parë, duke dërrmuar partinë Konservatore në vend të tretë në disa zona zgjedhore.

Ndërkohë Ellie Chowns, profesorja jonë e Shkollës së Qeverisjes në Birmingham u zgjodh deputete.

Politika britanike është fragmentarizuar, me Liberalët, Reformo MB, të Gjelbrit dhe disa kandidatë të pavarur kanë marrë vende në Dhomën e Komunëve.

Mësimi i këtyre zgjedhjeve është as populizmi është karburant që nuk të çon shumë larg. Mbarohet shpejt si flaka e kashtës.

Latest articles

Related articles