“Më ka çuar Trump” – Orban takon presidentin rus Putin

Kryeministri hungarez Viktor Orba, pas takimit me kandidatin për presidentin të SHBA Donald Trump, arriti të premten në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, mes kritikave nga udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian dhe paralajmërimeve se ai nuk mund të flasë në emër të bllokut.

Hungaria mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian të hënën. Që nga ajo ditë ai vizitoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev dhe formoi aleancën “Patriotët për Evropën” me nacionalistët e tjerë të krahut të djathtë.

Tani, ai ka zgjedhur të shkojë në Moskë në një “mision paqeje”, disa ditë përpara takimit të lartë të NATO-s.

“Me një takim të tillë presidenca hungareze përfundon përpara se të fillojë vërtet” tha një diplomat i BE-së.

“Hungaria nuk duket se e ka kuptuar rolin e saj… Skepticizmi i vendeve anëtare të BE-së për fat të keq ishte i arsyeshëm – gjithçka ka të bëjë me promovimin e interesave të Budapestit”, tha ai.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell tha se kryeministri Orban “nuk po përfaqësonte BE-në në asnjë formë” në Moskë.

Latest articles

Related articles