Vazhdon tritoli ndaj efektivëve të Policisë në Shkodër, qeveria krihet

Është zbardhur dëshmia e oficerit të krimeve, Vilson Zhuri, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të sotëm.Efektivi Zhuri ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me persona, por dyshon se ngjarja lidhet për shkak të detyrës që ushtron.Prej dy vitesh, Vilson Zhui punon si oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit dhe sipas burimeve policore sulmi me tritol mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në këtë zonë. Efektivi herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela droge.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Latest articles

Related articles