Piu fostoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë historiani Pal Trashaj


Ka ndërruar jetë 63-vjeçar Pal Trashaj, i cili paditen e djeshme (2 Korrik) piu fostoksinë para godinës së SPAK.

Trashaj nga Lezha kishte humbur pasurinë në skemat e mikrokredive, posaçërisht MCA.Kredia 76 mijë lekë tek MCA, iu kthye në borxh 4.8 milionë lekë! Përmbaruesit i morën të gjithë pasurinë.

Hetimi për këtë çështje u zvarritën 4 vite në prokurorinë e Tiranës ndërkohë që ishin dëmtuar mbi 17 mijë qytetarë. Institucionet heshtën për skandalin për vite me rradhë ndërsa qytetarët zhvateshin.

Trashaj i ishte drejtuar SPAK në 2022 por çështja e tij që lidhej me mikrokreditë nuk ishte kompetencë të këtij Institucioni.

Latest articles

Related articles