Rama ia bën 8 me 2 mjekëve: Bëtë para me ilaçet e pacientëve

Kryeministri Edi Rama takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai e ka konsideruar megaskandalin që ndodhte tek Onkologjikum, një krim kundër njerëzimit.

“Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë ë detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit. Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.

Latest articles

Related articles