Mashtrimi me 5G në celularët tanë, ‘One’ dhe ‘Vodafone’ biznes me lekët e shqiptarëve

Sot në media është shpërndarë një artikull promocional për rrjetin 5G në Shqipëri. Gjithçka do ishte krejt normale sikur rrjeti i telefonisë celulare të ofronte shërbimet dhe tarifat me standartet që pretendojnë. Por qytetarët janë shumicën e kohës të pakënaqur me paketat që shkurtohen në kohë dhe sasi interneti. Me internetin që vijon të jetë problematik. Dhe të gjjtha lidhen me faktin se në Shqipëri kompania Vodafon dhe One kanë krijuar duopolin, një skemë ku bien dakort për tarifat duke shmangur konkurrencën e duke penalizuar me çmime të larta konsumatorin që nuk ka mundësi tjetër për të zgjedhur.

Dhe e dini pse kjo temë nuk trajtohet në median e shkruar apo elektronike? Sepse të dy kompanitë, Vodafon dhe One kanë buxhetin më të lartë të reklamave në vend. Sipas shifrave të publikuara sot nga Monitor, në total, dy operatorët celularë fituan 619 milionë lekë vitin e kaluar.

Latest articles

Related articles