Aksident i rëndë, 3 vajzat dëmtojnë kafkën, këmbët e mushkëritë

Një aksident i rëndë është shënuar pak pas mesnatës në hyrje të autostradës së Vlorës.

Mesohet se për shkak të shpejtësisë, një automjet që drejtohej nga një vajzë është përplasur me bordurën.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesja e mjetit, por edhe tre vajza të tjera që ishin pasagjere.

Këto tre të fundit, kanë marrë lëndime të mëdha dhe ndodhen në spital. Njëra prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në kokë, tjetra ka thyer duart dhe këmbët, ndërsa vajza tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri.

Drejtuesja e mjetit është në gjendje më të mirë dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë, për të vijuar me procedurat e tjera.

Latest articles

Related articles