Të korruptuarit e Tiranës hedhin të qetë valle!

Të korruptuarit e Tiranës prej afro një viti, hedhin të qetë valle, bëjnë pazare në mes të ditës dhe mbyllin edhe task forca që luftojmë ndikimin e huaj në vend pasi ambasada e SHBA ka mbetur pa ambasador.
Për shkak të përplasjeve në Uashington, ardhja e amb. David Kostelancik po zvarritet dhe kjo u ka dhënë zemër pushtetarëve që të sfidojnë drejtësinë dhe të krijojnë plane për të zhbërë reformën në drejtësi. Kreu i SPAK Altin Dumani është i paralajmëruar prej ditës së djeshme. Ai e ka radhën në darën e Piktorit dhe Doktorit.
Në janar presidenti Biden e nominoi sërish David Kostelancik, i cili në prill mori aprovimin e komisioneve të Senatit. Por miratimi i kandidaturës ka mbetur peng i votimit në seancë plenare. Emri i tij është futur në kalendar në mbledhjen e sotme të Senatit, por nuk dihet nëse do të kemi apo jo miratim, pasi edhe një vit më parë, emri u fut disa herë në kalendar dhe votimi u shty.
Por për sa kohë ambasada nuk ka një ambasador, të korruptuarit janë forcuar.

Latest articles

Related articles