I mori jetën inxhinierit në Vlorë, Apeli i vetëm jep 18 muaj burg djalit të antares së KLP

Apeli i Vlorës ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të inxhinierit Armando Meshau, duke vendosur t’i ulë edhe më tej dënimin autorit të krimit Rei Meta.

Meta, i cili është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta), u dënua për “vrasje nga pakujdesia”.

Pas një konflikti në ndërtim, Rei Meta u përball me Meshaun, duke e qëlluar këtë të fundit me grusht teksa ndodhej në një qendër interneti në Vlorë. Goditja bëri që ai të përplaste kokën dhe të ndërronte jetë në vend.

Gjykata e Apelit duket se është treguar zemërgjerë me Metën, duke ia ulur dënimin nga 3 vjet, në 3 vjet e 3 muaj, dhe që përmes gjykimit të shkurtuar ulet më tej në vetëm 18 muaj burg.

Latest articles

Related articles