Plas sherri në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Pas ndërprerjes së vettingut për kryetarin e KLP, Alfred Balla, është thirrur këtë të hënë mbledhja për të vendosur për votuar për përfundimin e mandatit të tij.

Mbledhja drejtohet nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa mungon kryetari i KLP, Alfred Balla.

“Jam i detyruar të thërras këtë mbledhje, nuk ndihem aspak komod. Jemi dhjetë anëtarë, zoti Balla mungon”, është shprehur Bazaj.

Ndërsa Bazaj tha se Ballës i ka mbaruar mandati, ka replikuar anëtarja Nurihan Seiti e cila i ka thënë se i ka mbaruar edhe atij mandati.

“Jeni në konflikt interesi, hidhe në votë! Alfred Balla ka përgjegjshmëri dhe profesionalizmin”, u shpreh ajo.

Debati:

Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.

Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Atëherë kryetarin nuk e marrim në shqyrtim….

Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka profesionalizimin e tij

Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.

Alfred Balla drejton KLP nga momenti që mandati i Gent Ibrahimit përfundoi, ndërsa më parë mbante funksionin e nënkryetarit të Këshillit.

Ballës i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijon të qëndrojë në detyrë deri në momentin që do të zgjidhen anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Latest articles

Related articles