🔴 Përplasen 4 makina dhe plagosen 10 persona, mes tyre 3 fëmijë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përplasur katër makina.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 10 persona. Po sipas të njëjtave burime nga të plagosur kanë mbetur 6 të rritur dhe 4 fëmijë.

Nëntë prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.

Ende nuk është zbardhur dinamika se si ka ndodhur aksidenti që ka shkaktuar dhe trafik të madh në të dyja krahët e autostradës.

Latest articles

Related articles