Djali i Ardian Fullanit përplas të moshuarin me biçikletë në mes të Tiranës

spot_img
Advertisements


Djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Eriku është përfshirë në një aksident rrugor këtë të premte rreth orës 16:20 në Tiranë.

Mediat raportojnë video e foto, ku Erik Fullani me mjetin e tij luksoz “Audi” ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë.

Audi luksoz me targa “AB 001 UU” shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja.

Disa qytetarë që ndodheshin aty kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet/voxnews.al

Latest articles

Related articles