SPAK heton ngjarjen me 2 viktima në biznesin e deputetit të PS

SPAK ka kërkuar riinspektim për shpërthimin në një magazinë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona.

Ndërtimi i magazinës së deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje ku ndodhi shpërthimi më 1 mars 2024 dhe u mori jetën 2 personave, e 7 u plagosën, po kryhej në shkelje të lejes së ndërtimit.

Në lidhje me këtë shpërthim u vendosën në pranga 2 persona, teksa u hetua edhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan disa biznese përreth zonës.

Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizave për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, teksa policia ka referuar gjetjet në organin e akuzës.

Latest articles

Related articles