10-vjeçarja u pickua nga gjarpri në Tiranë, shkolla private nuk u dezinfektua!

Vajza 10-vjeçare e cila një ditë më parë u pickua nga gjarpri në ambientet e një shkolle private në periferi të Tiranës, është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 12:35 të së mërkurës, 15 maj, vajza ndodhej duke luajtur në ambientet e pasme të shkollës “World Akademi of Tirana” në Lundër, kur është pickuar nga gjarpri.

E vogla u dërgua menjëherë në spital ku raportohet të jetë në reanimacionin e pediatrisë të QSUT-së.

Një ditë më pas, 16 maj, policia vuri në hetim në gjendje të lirë dhe referoi çështjen në prokurorinë e Tiranës, për administratorin e një firme të dezinsektimit të ambienteve.

Sipas bluve të kryeqytetit, 40-vjeçari, sipas kontratës së nënshkruar, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës.

Latest articles

Related articles