Policia kallëzon Sali Lushën, ish bordigardin e Berishës, për trazirat tek Bashkia Tiranë

Pas protestës së dhunshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia ka vënë në hetim 12 protestues.

Adriana Kalaja, e cila merr edhe lejen për protestën në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është në hetim për veprën “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i PL, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës. Po ashtu, në hetim po për të njëjtat vepra penale janë edhe 7 protestues të tjerë.

EMRAT e protestuesve të vënë në hetim:

1-Dardan Bardhi, 27 vjeç

2-Rubin Dashi, 19 vjeç

3-Alfred Pllumbi, 46 vjeç,

4-Klodjan Bajrami, 21 vjeç

5-Sali Lushaj, 68 vjeç

6-Sokol Bushkolaj, 48 vjeç

7-Gazmend Sallaku, 53 vjeç

8-Besart Xhaferri, 34 vjeç

9-Eljan Kaja, 22 vjeç

10-Tedi Blushi, 39 vjeç

11-Klevis Balliu, 34 vjeç

12-Adriana Kalaja, 59 vjeçe

Latest articles

Related articles